Vijon kontrolli i zonave të pyllëzuara, në terrene të vështira malore, kundër kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa. Finalizohet faza e 13-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar "Territor i pastër". Asgjësohen nëpërmjet djegies 108 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Shqezë, Krujë. Si rezultat i fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë asgjësuar në total 7647 bimë narkotike cannabis sativa.