Ergys Qose 23 vjeç është kapur në Portin e Durrësit nga Policia Kufitare në tentativë për tu larguar jashtë vendit. 23-vjeçari banues në Elbasan, ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë të Elbasanit i kishte caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’.