Denis Bajri alias Brajovic, ekzekutori i Gjin Ndoj, ngjarje e shënuar në muajin gusht të vitit 2020 në Shkodër, është ndaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe. I shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, Bajri u lokalizua në Dubai, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë Denis Brajovic akuzohet se ekzekutoi 27 vjeçarin Gjin Ndoj në Shkodër dhe ngjarja aso kohe u raportua si vrasje për larje hesapesh.