Një 30-vjeçar është proceduar penalisht këtë të dielë pasi u kap në pikën kufitare të Kapshticës pa deklaruar sasinë e parave që kishte me vete. Policia kufitare në Kapshticë, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe autoritetet doganore bëjnë me dije se kanë ndaluar një 30 vjeçar shqiptar në dalje të Shqipërisë pasi po transportonte një sasi të konsiderueshme eurosh të padeklaruara.