Zyrtarë indianë kundër kontrabandës, kanë konfiskuar gati tre tonë të heroinës – që është raportuar të jetë në vlerë të 2.7 miliardë dollarëve – në portin e shtetit Gujarat. Testimet forenzike janë ende duke u kryer për të vërtetuar vlerën e saktë të drogës së konfiskuar, kanë thënë zyrtarët për BBC. Dy persona janë arrestuar dhe shumë të tjerë janë duke u hetuar, është thënë në deklaratë.