Top News – Tronditet Londra, sulm me thikë në tren / 10 të plagosur, policia arreston dy të dyshuar
02/11/2025 13:31

Policia e Britaninë e Madhe arrestoi dy të dyshuar pas një sulmi masiv me thikë në një tren që shkonte në Londër të shtunën vonë, i cili la 10 persona në spital, nëntë prej të cilëve me "lëndime kërcënuese për jetën". Policia rrethoi një stacion hekurudhor në qytetin lindor rural të Huntingdonit, në Cambridgeshire, pasi u dha alarmi për sulmin dhe treni u ndal atje. "Dhjetë persona janë dërguar në spital pas një sulmi të shumëfishtë me thikë në një tren në Cambridgeshire. Nëntë prej tyre besohet se kanë pësuar lëndime kërcënuese për jetën", tha Policia në X, duke shtuar se njësitë kundër terrorizmit po mbështesin hetimin. Policia konfirmoi se treni po udhëtonte nga Doncaster në verilindje drejt Stacionit King's Cross të Londrës, një rrugë e ngarkuar, e mbushur me udhëtarë. Një dëshmitar tregoi se pa një burrë me një thikë të madhe dhe i tha gazetës The Times se kishte "gjak kudo" ndërsa njerëzit fshiheshin ku të mundnin. Kryeministri Keir Starmer tha se incidenti "i tmerrshëm" ishte "thellësisht shqetësues". "Mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë prekur, dhe falënderimet e mia shkojnë për shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre", tha Starmer në një deklaratë në X. "Kushdo në zonë duhet të ndjekë këshillat e policisë", shtoi Starmer, ndërsa ministrja e tij e brendshme Shabana Mahmood konfirmoi se dy persona ishin arrestuar.

Top Channel/ Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë. Përfaqësuesit e Kishës Katolike paraqesin sfidat
30/10 15:39
Top News – Trump: Lufta në Iran ‘përfundon shpejt’ / Kërkon ‘garanci se nuk do ketë armë bërthamore’
30/10 15:32
Top News – Putin gati të flasë me Merz dhe Macron / Kremlini konfirmon: Zelenski nuk ka telefonuar
30/10 15:19
Top News – Qeveria britanike lëshon paralajmërimin / ‘Kushte të rrezikshme’, mjegulla mbulon Anglinë
30/10 15:16
Top News – Kushte të rrezikshme në Greqi e Turqi/Paralajmërim për reshje të dendura shiu e përmbytje
30/10 15:10
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Binance: Gjigandit të kriptomonedhave i vidhen 6.3 mld USD!
30/10 15:09
Top News – Trazirat në Evropë, 1 mld euro dëme: ‘Kush thyen, paguan!’ Nga Italia në Francë, ja masat
30/10 14:28
Top News- Putin ‘i poshtëruar’, Kremlini fsheh fotot / Si xhuxh përballë liderit më të gjatë në botë
30/10 14:28
Top News – Xi Jinping bën raprezalje në parti / Përjashton 33 zyrtarë, ‘pastron rreziqet e fshehta’
30/10 14:28
Top News – Protestë masive, Italia me frymën pezull / Të rinjtë mbushin rrugët, druhen trazira
30/10 13:58
Top News – Putin: Jam gati për luftë…! Paralajmëron perëndimin: Nuk do të ketë asnjë fitues
30/10 13:57
Top News – Putin mbyll gazetën e fundit të pavarur / ‘Kremlini e vrau Novaya Gazeta-n pas 33 vitesh’
30/10 13:25
Top News – Banorët po vdisnin urie… / Nisen ndihmat drejt qytetit të pushtuar nga Rusia
30/10 12:14
Top Channel/ Greqia sfidon Turqinë në OKB! Mitsotakis kundërshton marrëveshjen detare me Libinë
30/10 12:06
Top News – Mjaft e provokuat Rusinë…! Pentagoni ‘këshillon’ evropianët: Zbusni retorikën
30/10 11:58
Top Channel/ Ishte nisur drejt Mekës, sauditët shkatërrojnë dronin: U lëshua nga Huthit në Jemen!
30/10 11:58
Top News – Ushtria e hakerave e Kim Jong un-it / Vjedh 6.3 miliardë dollarë nga Binance
30/10 11:50
Top News – Papa voton në zgjedhjet në SHBA / Hera e parë në historinë e Vatikanit, votim me postë
30/10 11:49
Top Channel/Bllokim motori, çfarë i ndodhi helikopterit italian në Bosnjë: Pilotët u nxorrën gjallë!
30/10 11:10
Top Channel/ Italia sot në grevë, mijëra vetë rikthehen në sheshe: Milano “blindon” vitrinat!
30/10 11:08