Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia greke pasi janë kapur me mbi 9 kilogramë heroinë në qytetin e Selanikut. Policia greke kishte siguruar informacion se shtetasi Erion Kasemi alias Gerald Kasemi 36 vjec nga Kuçova, mbante dhe magazinonte sasi heroine në banesën e kunatës së tij, shtetases Besjana Mile 24 vjec, në Selanik. Të enjten Kasemi është pikasur teksa dilte nga banesa e 24-vjecares dhe është ndaluar.