Policia e Durrësit ka sekuestruar këtë të hënë disa armë zjarri, në një aksion që u realizua në Portin e qytetit bregdetar. Bëhet fjalë për disa armë tip pistoletë, që dyshohet të jenë gjetur në një furgon që po kalonte në Portin e Durrësit. Paraprakisht deklarohet se në fugonin me targa angleze janë gjetur 8 pistoleta, ndërsa drejtuesi i mjetit është ndaluar nga Policia.