Liderët e kompanive ajrore morën pjesë në takimin vjetor të Asociacionit Ndërkombëtar të Transportit Ajror, në Stamboll, ku adresuan shqetësimet e tyre, sa i përket problemeve aktuale të fluturimeve më së shumti brenda Evropës por edhe në Shtetet e Bashkuara. Ndonëse, fluksi i lartë i udhëtarëve dhe mungesa e stafit shkaktoi kaos vitin e kaluar, këtë vit situata pritet të paraqitet ndryshe.