Rrugët u shndërruan në lumenj dhe shtëpitë u mbushën me ujë në Izmir, pasi niveli i detit u rrit dhe kapërceu barrierat bregdetare pas një stuhie, tha kryebashkiaku i këtij qyteti, Tunxh Sojer. Pamjet e publikuara në mediat sociale tregonin dyqane dhe shtëpi të përmbytura me brigadat e zjarrfikësve që përpiqeshin të largonin ujin. Kishte madje edhe njerëz të bllokuar si pasojë e përmbytjeve.