Top News – Kaos në Kremlin, Putin dëbon Lavrov / Prishi takimin me Trumpin, kryediplomati nën hetim
07/11/2025 15:36

Presidenti rus Vladimir Putin thuhet se e ka mënjanuar ministrin e tij të jashtëm, veteranin Sergei Lavrov, në atë që mund të konsiderohet një rënie spektakolare në Kremlin. Lavrov, 75 vjeç, është "dënuar" pasi zemëroi administratën Trump dhe bllokoi takimet e nivelit të lartë. Një burim i paidentifikuar i tha të përditshmes ruse pro-Kremlin, Kommersant, se Lavrov kishte "munguar" në disa evente pa dhënë shpjegime. Lavrov ka qenë diplomati i ashpër i Rusisë për 21 vjet, duke fituar nofkën "Doktor Jo" për bllokimet e tij të pamëshirshme dhe refuzimin për të bërë kompromis me Perëndimin. Ai është zhdukur nga sytë e publikut ditët e fundit, duke nxitur zëra për trazira të reja në zemër të Kremlinit. Lavrov mungoi në seancën e Këshillit të Sigurisë të mbajtur të mërkurën dhe u shkarkua nga roli i tij i hershëm si drejtues i delegacionit rus në samitin e G20-ës që do të mbahet këtë muaj në Afrikën e Jugut. Për herë të parë, kjo detyrë i ka shkuar Maxim Oreshkin, një person i brendshëm i Kremlinit. Putin nuk mund të marrë pjesë vetë në G20 për shkak të një urdhër-arresti ndërkombëtar për rrëmbimin e fëmijëve ukrainas. Deri më tani, Lavrov gjithmonë e kishte zëvendësuar atë, një privilegj që tani i është hequr papritur. Në paraqitjen e tij të fundit publike me Putinin në fund të tetorit, Lavrov dukej i tensionuar dhe i tërhequr ndërsa ata pritën ministrin e jashtëm të Koresë së Veriut në Kremlin. Burime të tjera sugjerojnë se Lavrov, i cili kohët e fundit tha se nuk kishte probleme shëndetësore, ka pritur të dalë në pension, por deri më tani është refuzuar nga Putini. Media ruse thotë se ministri i jashtëm po fajësohet për dështimin për të siguruar një takim të ri Putin-Trump në Budapest, Hungari. Faji rrjedh nga ajo që burime të brendshme e quajtën "një telefonatë katastrofike" që Lavrov zhvilloi me Sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio më 21 tetor. Thuhet se kjo telefonatë prishi humorin e Uashingtonit dhe e shtyu Trumpin të anulonte samitin. Ka zëra se një hetim mund të ketë nisur për rolin e lavrov ndërsa putin kërkon një kurban për të shpjeguar dështimin e Rusisë për të fituar mbështetje ndërkombëtare në luftën në Ukrainë.

Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
Top News – Raketa që mund të godasin SHBA-në / Trump akuzon, Irani përgjigjet: ‘Gënjeshtra të mëdha’
25/02 11:47
Top News – USS Gerald Ford ankorohet në Kretë / Drejt Iranit… aeroplanmbajtësja më e madhe në botë
25/02 11:47
Top Channel/ CNN: Nga dosjet Epstein mungojnë të dhëna të FBI-së, “zhduken” akuzueset e Trumpit!
25/02 11:46
Top News – Kancelari gjerman zbarkon në Kinë / Merz në kërkim të ‘një partneriteti të drejtë’
25/02 11:38
Top News – Një orë e 50 minuta fjalim…Trump thyen rekordin, ja pikat kulminante
25/02 11:27
Top News – Gjermania dëbon shqiptarët. Më të refuzuarit për leje qëndrimi pas gjeorgjianëve
25/02 11:26
Top Channel/ Anashkalim vetos hungareze? Von der Leyen: Kredia për Ukrainën do jepet me cdo kusht!
25/02 11:24
Top News – Kërcënon Iranin, paqe në Ukrainë / Trump flet para kombit, paradë e ‘arritjeve’ të tij
25/02 11:12
Top Channel/ Fjalimi drejtuar kombit, Trump rreshton arritjet: “Kjo është epoka e artë e Amerikës”!
25/02 11:00
Top Channel/ Alarm ne AziL Kina shënjestron firmat japoneze, Tokio zhvendos raketa pranë Tajvanit!
25/02 11:00
Top News – “Zhduken” dëshmitë. Mbi 90 deklarime në dosjet e Epstein nuk gjenden
25/02 10:03
Top News – SHBA ‘blindon’ Lindjen e Mesme. Vendos mbi 150 avionë luftarakë në rajon
24/02 22:33
Top News – Bomba bërthamore në Ukrainë / Rusia akuzon Francën dhe Britaninë: Duan t’ia japin
24/02 17:20
DIGITALB DIGITALB