Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq dy vëllezërit, Albert dhe Alfons Kapaj, të akuzuar për veprën penale"Kanosja për shkak të detyrës”. Hetimet u zhvilluan në lidhje me ngjarjen e nodhur më 10 shtator (2025), ku dy vëllezërit Kapaj, kohë kur Alberti me detyrë punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë “Forca e Posaçme Shqiponja”, për shkaj të një gjobe.