Top News – Kandidatja më e votuar në 25 prill/ Belinda Balluku mori mbi 15 mijë vota në tiranë
30/04/2021 11:44

Mbyllja e numërimit të votave për kandidatët ka nxjerrë në pah edhe kandidatët që morën më shumë vota preferenciale nga qytetarët. Ndër kandidatet femra që garuan në këto zgjedhje, janë disa që kanë arritur të sigurojnë numër të konsiderueshmë votash në qarqet përkatëse ku edhe ishin të përfshira në lista. Nga të dyja kampet politike, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, është kandidatja femër më e votuar në këto zgjedhje. Në qarkun e Tiranës ku ajo kandidonte, ka arritur të marrë 15 361 vota, duke qenw edhe ndër emrat më të votuar në listat në gjithë vendin. Kreu PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj në daljet e shpeshta nga selia socialiste gjëtë këtyre ditëve, lançi fotoren e PS në kombinat me Ballukun si kandidate si një nga sukseset e kësaj fushate. Gjatë fushatës i mujore Balluku u përball edhe situatë të vështirë, siç ishte greva e kontrollorëve të trafikut ajror në ditët e para të prillit që u menaxhua dhe u zgjidh brenda dy ditësh duke zhbllokuar ngërçin e krijuar në rinas me fluturimet e anuluara. Ky është mandati i parë i Ballukut si deputete e parlamentit. Ajo erdhi në qeveri në fund të dhjetorit të 2018-ës duke zëvendësuar Damian Gjiknurin, në postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Deri në këtë emërim ajo mbajti për më shumë se 5 vite postin e drejtoreshës së Albcotrol, dhe të gjithë e kujtojmë se caktimi i saj në këtë detyrë ishte një nga vendimet e para të Edi Ramës në postin e kryeministrit. Balluku ka qene një nga bashkëpunëtoret e hershme të Ramës në Bashkinë e Tiranës, ku që nga viti 2004 ka qenë keshilltare për marrëdheniet me publikun e më pas si shefe e kabinetit.

Top Channel/ “PD në ditën më të vështirë”, Dhurata Çupi: Domosdoshmëri riformatimi, partia e përçarë
02/08 12:09
Top Channel/ Gazetarët kundër Kodit të Ri, Rama i qetëson: E hartuan ekspertët…
01/08 19:33
Top Channel/ “Kodi vetëm me vulën e BE”, Rama: u hartua nga ekspertë, jo qeveria
01/08 15:13
Top Channel/ Rama paralajmëron për zaptimin e hapësirave publike: Ndëshkime që të mos u shkojë më…
01/08 12:56
Top Channel/ ‘Denonconi ku shikoni se ka abuzime’, Rama: Dielli bën punën e vet, përshëndes edhe…
01/08 12:49
Top Channel/ ‘Masa drastike për ndërtuesit’, Rama: Plani i ri s’do lejojë të ndërtohet më me….
01/08 12:47
Top Channel/ ‘Bëni denoncimet tuaja’, Rama fton qytetarët: S’do ketë asgjë selektive, komuniteti…
01/08 12:47
Top Channel/ ‘Kemi bërë pune me plazhet publike, por…’, Rama: Çdo ndërtim pa leje do hiqet
01/08 12:47
Top Channel/ Rama flet sërish për ndërtimet pa leje: Duhet durim, disa nuk marrin vesh por….
01/08 12:46
Top Channel/’S’mund të paraqitemi si rraqexhi’ Rama: Ky nuk është një aksion, jemi kujtuar…
01/08 12:46
Top Channel/ Qeveria ndan shtëpi të reja! Vendimet, miratohet garancia sovrane për fermerët
31/07 23:02
Top News- Berisha akuza kreut të SPAK/ ‘ai keqpërdoret në shkallë ekstreme, mbron Irena Gjokën’
31/07 17:24
Top News/ Berisha do të heq ‘non gratën’/ kompania lobuese letër DASH- Dëmton interesat e SHBA
31/07 16:44
Top Channel/ Ndryshon drejtimi i Tiranës, prezantohen 4 nënkryetarë të rinj të kryeqytetit
31/07 15:26
Top Channel/ “Të hetohen numëruesit”, KAS i kërkon KQZ hetim në Fier, Durrës, Dibër dhe Tiranë
31/07 15:23
Top Channel/ Berisha: Çdo kallëzim me prova, kreu i PD replikon me Dumanin për provat e paraqitura
31/07 15:22
Top Channel/ Lobisti shet Berishën si pensionist, dokumenti: Të hiqet non-grata, sepse…
31/07 15:19
Top Channel/Qendra e Vizitorëve në Vjosë, Kumbaro:Hapësira të dedikuara për studiuesit dhe vizitorët
31/07 13:20
Top Channel/Rama: Opozitën e kam në shtëpi, Intervista për “Die Zeit”, kryeministri flet për Veliajn
31/07 12:09
Top Channel/ Veliaj: Do vazhdoj luftën për Tiranën. Pas përndjekjes nuk u gjet asnjë shkelje
30/07 15:23