Në konferencën e përbashkët për media, kryeministri Edi Rama dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë thënë se Procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet nga nisma të reja që lindin dhe iniciohen me kalimin e kohës. Sipas tyre Open Balkan nuk është një nismë që kërkon të konkurrojë Procesin e Berlinit, por është mjeti i rajonit për të implementuar procesin e Berlinit.