Olaf Scholz humbi votë besimin në parlamentin gjerman, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme në vend. The Guardian raporton se kancelari gjerman kërkoi vetë nga parlamenti që të deklaronte mungesën e besimit ndaj tij, në mënyrë që të mund të bëhej hapi i parë formal drejt zgjedhjeve të reja.