62 bimë cannabis sativa janë asgjësuar nga policia në Pukë dhe në Malësinë e Madhe, ku në pranga ka rënë 24-vjeçari Anton Lalaj. Në fshatin Selcë në Malësinë e Madhe, shërbimet e Komisariatit të Policisë gjetën të kultivuara në tokë 38 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në afërsi të vendit ku u gjetën bimët, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të përshtatur për tharjen e bimëve narkotike.