Trafikimi I hashashit nga Shqipëria drejt Greqisë duket se është lënë pas dore, ndërsa grupet shqiptare kanë nisur kultivimin e drogës në tokën helene. Covid19 dhe mbyllja e kufijve penguan punën e trafikantëve duke I detyruar këta të fundit të zgjedhin terrenet malore për vijimin e aktivitetit. Madje edhe stafet të cilat janë të punësura kanë mbërritur nga Shqipëria, kundrejt një pagese sezonale.