Një rast i shitjes së drogërave me doza është goditur nga Policia e Elbasanit, duke sjellë arrestimin e dy personave. Bëhet fjalë për nënë e bir, të identifikuar si Rezarta Isufaj 48-vjecce dhe Franko Elmazi 31-vjecc. Gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, “blutë” gjetën 400 doza kanabis dhe 1.5 kilogram të kasaj lënde narkotike që mbaheshin me qëllim shitjen. Dozat dhe sasia e lëndës u sekuestruan në cilësinë e provës së bashku me 3 celularë. Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.