Banorët e lagjes “Demokracia” në Mamurras u ngritën sërish në protestë këtë të hënë, për të njëjtë arsye, për ndalimin e kalimit të mjeteve të tonazhit të rëndë në këtë lagje. Të gjithë banorët e lagjes bllokuan rrugën dhe u shprehën se mjetet e tonazhit të rëndë po rrezikojnë jetën e fëmijëve dhe se ndotja e ajrit, po shkakton probleme shëndetësore për mushkëritë e tyre, ndaj bënë thirrje që të ndalohet qarkullimi i tyre në lagjen “Demokracia”.