“U përfshiva në një situatë të gabuar sepse familja ime është shumë e varfër, jeton në kushte të dëshpëruara dhe të vështira”. Kështu ka deklaruar shqiptari, i cili u ndalua pas sjelljes së dyshimtë në një rrugë të kryeqytetit italian. Pas verifikimeve fillestare, oficerët e policisë ushtruan kontroll në banesën e tij, ku zbuluan një sasi të madhe droge, rreth 200 kilogramë kokainë të ndarë në 191 pako, si dhe pajisje për përgatitjen dhe shpërndarjen e lëndës narkotike.