Koreja e Veriut deportoi ushtarin amerikan Travis King, i cili vrapoi përtej kufirit nga Koreja e Jugut gjatë një turneu në korrik. Pheniani vendosi ta deportojë atë, pasi përfundoi hetimet për hyrjen "ilegale" të King në vend, tha agjencia shtetërore e lajmeve KNCA. Ushtari amerikanTravis King u dorëzua nga atuoritetet koreane, te përfaqësues amerikanë në Kinë këtë të mërkurë.