Prokuroria e Përgjithshme dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive do të bashkëpunojnë për të luftuar piraterinë digjitale, përmes ngritjes së një task force të përbashkët. Për këtë qëllim, institucionet kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi, që synon forcimin e koordinimit për identifikimin, dokumentimin dhe hetimin e rasteve të shpërndarjes së paligjshme të përmbajtjeve audiovizive.