Gjykata rrëzoi kërkesën e avokatëve të Agim Kajmakut që kërkuan ndryshim mase nga arrest me burg në mungesë në një më të lehtë. Gjyqtarja Shefkie Demiraj tha që masa e arrestit me burg nuk ndryshon pasi ish kryebashkiaku po i fshihet drejtësisë. Ndaj Kajmakut janë ngritur tre akuza, ajo e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit, pasi faktin që ai kishte qenë i dënuar në Greqi nuk e kishte raportuar. Po ashtu ndaj tij rëndon edhe akuza e ushtrimit të funksioneve pas dhënies fund të tyre, pasi ditën e fundit kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ndërpreu mandatin, ai shkarkoi dy nënkryetarët e bashkisë.