Zyra e kryeministrit britanik, Boris Johnson, i ka kërkuar falje Mbretëreshës britanike Elizabeta II, pasi është bërë e ditur se stafi i Qeverisë ka zhvilluar festë në zyrat e kryeministrisë, në periudhën e ceremonisë së funeralit të Princit Filip. Në atë kohë, grumbullimet në ambiente të brendshme, kanë qenë të ndaluara. Johnson është duke u përballur me krizën më të rëndë gjatë udhëheqësisë së tij, pasi pothuajse çdo ditë janë duke u publikuar dëshmi të organizimit të festave gjatë zbatimit të masave kufizuese për luftim të pandemisë.