Grupimi paramilitar rus Wagner u bë shumë i famshëm gjatë pushtimit të Ukrainës, pasi udhëhoqi luftimet e përgjakshme në Bakhmut, megjithatë në një reportazh të publikuar në Wall Street Journal, nuk shfaqet thjesht si një grup mercenarësh ushtarakë. Gjatë viteve të fundit, nën drejtimin e yevnegij Prigozhin, Wagner ka evoluuar duke u shndërruar në një kartel global lufte, që grabit ar, diamant e burime të tjera natyrore, për të çuar përpara interesat e Kremlinit.