Top News – ‘Jo’ ndryshim kufijsh/ Presidenti slloven-rajoni të anëtarësohet në BE
14/05/2021 12:54

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tha të enjten në Prishtinë, se përshpejtimi i procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian do të shmangte alternativat e rrezikshme si ndryshimi i kufijve. Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në Prishtinë, ndërkohë që të premten do të qëndrojë në beograd në kuadër të samtit të presidentëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, i njohur si Procesi Bërdo-Brioni. Me përshpejtimin e zgjerimit në këtë hapësirë BE-ja do ta përforconte besimin e qytetarëve dhe udhëheqësve në ardhmërinë evropiane, do të nxiste vullnetin politik për reforma dhe para së gjithash, do të shmangte rrezikun nga alternativat e rrezikshme si ndryshimi i kufijve Muajin e kaluar, pati debate për një dokument joformal, non paper, që sic u raportua mbante propozimin për ndryshimin e kufijve ne Ballkan. Si autor i këtij dokumenti u përfol kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha. Por, presidenti slloven Pahor, vendi i të cilit do të kryesojë Bashkimin Evropian në pjesën e dytë të këtij viti, tha se nuk mbështet idetë e përfolura në atë dokument. “Qëndrimi im lidhur me këtë është plotësisht i kundërt, unë jam që të mos bisedohet për mundësi të tilla të ndryshimit të kufijve. Unë dëshiroj t’i bind vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian që të vazhdohet me procesin e zgjerimit dhe reformave. Kjo është një domosdoshmëri historike Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se pavarësisht kush harton dokumente me ide të tilla, Kosova asnjëherë nuk do t’i pranojë ato. “Ne duhet mbi të gjitha të kemi vetëbesim, pavarësisht se kush publikon non papers, pavarësisht se kush mund të shtyjë ide të ndryshimit të kufijve, e rëndësishmja është që përfaqësuesit tuaj, përfaqësuesit e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk do t’i pranojnë ato” Në fund të muajit të kaluar edhe diplomatët e Gjermanisë dhe Francës mohuan të kenë hartuar një dokument tjetër për rrugën e përmbylljes së procesit të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00
Top News – Turqi-Izraeli, përplasja e pashmangshme/ Analiza e FT, dy vendet luftë për hegjemoni
04/07 21:00
Top Channel/ Përplasen dy autobusë në Greqi, 47 të plagosur
04/07 20:00
Top Channel/ Musk sfidon Trump: Gati plani për partinë e re!
04/07 19:57
Top News – SHBA shënon Ditën e Pavarësisë! Fishekzjarre, parada dhe festa në çdo shtet
04/07 16:32
Top News- Nxjerr në ‘pension’ avionët luftarakë/Tajvani i thotë ‘lamtumirë’ F-5 pas dekadash shërbim
04/07 15:35
Top News – Ferr flakësh, Greqia e Turqia në ‘luftë’/Pyje e shtëpi të shkrumbuara, mijëra të evakuuar
04/07 15:24
Top Channel/ Rusia njeh talebanët: Vendi i parë në botë që njeh regjimin në Afganistan!
04/07 15:16
Top News- ‘Edhe një ditë kohë’ për Japoninë/ Shpërthen vullkani para tërmetit të madh të parashikuar
04/07 14:57
Top News – Rruga ‘luan’ simfoninë e 9 të Beethovenit / Bëhet virale, mahnisin Emiratet e Bashkuara
04/07 14:47
Top News – Peshqit arratisen nga Mesdheu / Zëvendësohen nga specie ekzotike, rikompozohen pjatat
04/07 14:45
Top News – Gjithë gjermanët, ushtarë për 6 muaj / Vendi planifikon shërbim vullnetar ushtarak
04/07 14:44
Top News – Shpërthen trafiku i kokainës…1000 për qind rritje në rrugët mes Spanjës dhe Francës
04/07 14:43
Top News – Njeh qeverinë talebane të Afganistanit / Rusia bëhet vendi i parë: Vendim i guximshëm
04/07 12:21
Romë/ Shpërthim i fuqishëm, pasi një depozitë karburanti dhe gazi morën flakë, 21 të plagosur
04/07 12:19