Shtetet e Bashkuara po planifikojnë ta heqin përcaktimin e rebelëve Huthi në Jemen si grup terrorist. Ky ishte një nga lëvizjet e “minutës së fundit” të administratës së ish-presidentit, Donald Trump dhe vendimi I administratës së re po cilësohet si përgjigje ndaj krizës humanitare në këtë vend. Anëtarët e Kongresit janë njoftuar tashmë për planin në fjalë dhe një zyrtar i Departamentit të Shtetit e konfirmoi vendimin në 5 shkurt. Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi me herët se Shtetet e Bashkuara do t`I japin fund mbështetjes së tyre për fushatën ushtarake saudite në Jemen, vendi që sot përjeton krizën më të madhe humanitare të globit.