As mjek dhe as ekonomist, por inxhinier! Zgjedhja e parë e maturantëve shqiptarë ka ndryshuar trendin e disa dekadave duke nxjerrë në plan të parë inxhinieritë kryesisht ato kompiuterike. Rreth 5300 të rinj ose ¼ e tyre, kanë shënuar në formularin A2 si zgjedhje të parë degë në Inxhinieri, Teknologji apo Shkenca Informatike ku është shënuar një rritje me 2 përqind. Orientimi i të rinjve në këto degë, lidhet me përfshirjen e gjerë të teknologjisë nw zhvillimin ekonomik botëror dhe rritjen për pasojë të tregut të punës në këtë fushë.