Dy kandidatët për të marrë pushtetitn në Britani, Liz Truss dhe Rishi Sunak janë zotuar të forcojnë kontrollet mbi migrimin në Mbretërinë e Bashkuar, duke ndaluar hyrjen e emigrantëve me kamione apo varka të vogla. Sunak tha se do të forcojë përkufizimin se kush kualifikohet për azil dhe do të vendosë një kufi në numrin e refugjatëve. Ndërsa Truss tha se ajo do të deportojë emigrantët e paligjshëm dhe do të rrisë numrin e stafit të forcave kufitare.