Shqipëria është hequr që prej nëntë shtatorit nga lista e sigurt e Bashkimit Europian, duke bërë që disa vende anëtare të vendosin kufizime për udhëtarët nga vendi ynë. Austria dhe Belgjika kanë rikthyer tanimë karantinën për disa kategori udhëtarësh, ndërsa pjesa më e madhe e vendeve evropiane po kërkojnë një test PCR.