Top News – Jo armë Ukrainës por trupa Lituanisë / Gjermania me kurs të ri: Forcojmë grupin e betejës
07/02/2022 12:30

Kancelari gjerman Olaf Scholz sinjalizoi të dielën se ishte i hapur për dislokimin e më shumë trupave në Lituani për të forcuar krahun lindor të NATO-s në përgjigje të një grumbullimi të trupave ruse pranë kufijve të Ukrainës. Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar tashmë rreth 3,000 trupa shtesë për të forcuar praninë e NATO-s në Poloni dhe Rumani në përgjigje të drojës së një pushtimi rus të ish-republikës sovjetike. “Ne jemi gati të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të forcuar grupin e betejës të udhëhequr nga Gjermania në Lituani”, tha Kancelari Scholz në një intervistë për kanalin televiziv ARD pak para se të nisej drejt Uashingtonit për një takim me Presidentin Joe Biden. Udhëheqësi gjerman tha se këtë çështje do ta diskutonte me krerët e tre shteteve baltike, të cilët do takohen të enjten në Berlin me Kancelarin Scholtz. Por Scholtz përjashtoi edhe një herë mundësinë e dërgimit të armëve në Ukrainë për shkak të politikës së Berlinit për të mos dërguar armë në zonat e konfliktit, një qëndrim i rrënjosur në historinë e përgjakshme gjermane të shekullit të 20-të. NATO-ja dislokoi katër njësi luftarake shumëkombëshe me rreth 5000 trupa në Poloni, Lituani, Letoni dhe Estoni si përgjigje ndaj aneksimit të Krimesë nga Moska në vitin 2014. Këto të ashtuquajtura grupe luftarke të NATO-s, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Kanadaja dhe Britania, kanë për qëllim të pengojnë një sulm në rajon deri në mbërritjen në vijën e frontit të trupave shtesë të aleancës. Kancelari Scholz tha se kishte vënë re një lloj përmirësimi të tensioneve mes Perëndimit dhe Rusisë me një rritje të dialogut qoftë midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë apo në bisedimet e Normandisë midis Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Ukrainës.

Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07