Zonja e Parë, Jill Biden u diagnostikua të hënën me COVID-19 shoqëruar me simptoma të lehta njoftoi zëdhënësja e saj. Presidenti Joe Biden bëri një test pas njoftimit të infektimit të bashkëshortes së tij, por ai rezultoi se nuk ishte prekur nga sëmundja. Shtëpia e Bardhë tha se presidenti do të mbahet nën monitorim dhe do të vazhdojë të testohet në mënyrë të rregullt.