Top News -Jepet masa e sigurisë për dy zyrtarët/ Vlorë, falsifikuan e më pas vodhën dosjen e pronave
17/10/2021 16:35

Në gjykatën e Vlorës është zhvilluar seanca për masën e sigurisë për dy punonjësit e Këshillit të Qarkut të Vlorës të arrestuar 3 ditë më parë për falsifikim dokumentacioni për disa prona në Dhërmi dhe për vjedhjen e dosjes nga zyrat e këshillit. Për Bardhyl Gjika, drejtor i Administrimit dhe mbrojtjes së Tokës pranë qarkut, gjyqtari Enkel Peza ka vendosur masën arrest me burg. Ndërsa për Kreshnik Minon, specialist pranë këtij institucioni, gjykata vendosi masën detyrim paraqitje. Për personin e tretë të arrestuar që është shtetasi Spiro Duni, masa pritet të mbahet në spitalin Rajonal të Vlorës, ku ai ndodht I shtruar për shkaqe shëndetësore. Ndaj tyre rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim i dokumenteve zyrtare. Akuzë në këtë seancë u përfaqësua nga prokurori Alfredo Sali. Shtetasit e sipërpërmendur u arrestuan si pjesë e operacionit të koduar “Formulari” dhe dyshohet se disa ditë më parë kanë grabitur në zyrën e administrimit në qarkun e Vlorës dy dosje të pronave në Dhërmi dhe Himarë. Hetimi për tre shtetasit Bardhyl GJika, Kreshnik Mino dhe Spiro Duni kishte nisur prej disa muajsh. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin zyrtarët publikë kanë falsifikuar formularët e pronësisë të një trualli në Dhërmi dhe më pas nga frika për të mos u arrestuar kanë hyrë të maskuar në zyrat e qarkut, duke thyer dyert me levë dhe më pas kanë marrë dosjet për të humbur gjurmët e falsifikimit të pronës në bregdet. Kujtojmë se ditën që ndodhi ngjarja ishte drejtori i kësaj zyre i cili denoncoi në media grabitjen e ndodhur, duke inskenuar gjithçka dhe për të humbur gjurmët e tij. Ndaj të arrestuarve hetimi po vijon nga prokuroria e Gjykatës së Vlorës, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i formularëve” e kryer në bashkëpunim.

Top Channel/ I vendoset tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë
29/09 23:08
Top Channel/Putin dekreton draftin ushtarak, kërkon 133 mijë rekrutë të rinj për ushtrinë në vjeshtë
29/09 21:35
Top News- Shehaj mesazh Berishës për garën e Tiranës, kërkon aleancë: Ndaj mendjen!
29/09 21:10
Top News- Trump takon Netanyahun/ Paqja në Gaza gjithnjë e më afër, diskutojnë planin e SHBA
29/09 20:12
Top Channel/ Agron Shehaj i vë kushte Berishës: Negociojmë vetëm për kandidat jashtë partive
29/09 19:39
Top News- Iu sekuestruan pasuri me vlerë 3 mln euro, reagon noterja, ja çfarë thotë
29/09 19:37
PD shkatërroj policinë e SHKODRËS/ ISH shefi HAVAERI: PD në 97 kthehu në detyrë për vota…
29/09 19:34
Top Channel/ Ky është autori i krimit në Tepelenë, eliminoi biznesmenin për dritat e gjata
29/09 19:34
Top News- Vijon çmontimi i tendave të lokaleve, Rama ndan të tjera pamje nga aksioni
29/09 18:38
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Çermë, makina del nga rruga dhe përfundon në oborrin e një shtëpie
29/09 18:25
Top Channel/ Tmerri i ‘Myslym Shyrit’, i mituri që grabit bizneset natën, arrestohet dhe lirohet
29/09 18:15
Top Channel/ “Më kanë prishur shtëpinë”/ Vlonjati ‘shpërthen’ jashtë mbledhjes së këshillit bashkiak
29/09 17:34
Top News – Ndryshon raportimi në Kuvend. Institucionet e pavarura, tre herë llogari për punën e tyre
29/09 17:33
Top News- Të shtëna në kufirin mes shteteve/ Mali i Zi i dërgon notë proteste Ambasadës së Kosovës
29/09 16:58
Top News- Italianin e vrau një çoban/ Policia identifikon autorin e dyshuar, shpallet në kërkim
29/09 16:53
Top News- ‘Disa diplomatë mbështesin narkoshtetin’, Berisha# U ndërtua me ndihmën e Donald Lu
29/09 16:41
Top News – Ankimimi i Veliajt në Kushtetuese, Berisha ‘Kukulla e Ramës’ do shpallë zgjedhjet
29/09 16:40
Top News – Berisha analizon raportin e DASH Konfirmim i narkoshtetit të Edi Ramës
29/09 16:40
Top News – Përballja me PD në Kuvend. Socialistët nxjerrin ‘në betejë’ deputetët e rinj
29/09 16:28
Top News – ‘Gjatosh’ e ‘bukurosh’. Debatet mes PS e PD në Kuvend për raportin e DASH
29/09 16:28