Mark Marku nuk do të jetë deputet i Kuvendit të ri dhe as nuk do të shkojë në Këshillin Kombëtar të PD. Ai ka lajmëroruar dorëheqjen e tij këtë të premte përmes një editorial përmes shtypit të shkruar. I zgjedhur si deputet pasi drejtoi fushatën e PD-së në Lezhë, Marku ka shkruar arsyet e dorëheqjes, që sipas tij kanë të bëjnë të gjitha në vizionin e opozitës. Ai sqaron “etapat e njëpasnjëshme të rënies së vazhdueshme të PD-së në një rutinë humbëse”, duke qartësuar me argumente se Basha është thjesht “kryetar i partisë së Berishës”.