Top News – Jep dorëheqje mjeku që këshilloi Trumpin për koronavirus
01/12/2020 12:21

Scott Atlas, këshilltari për shkencë i presidentit amerikan, Donald Trump, pikëpamjet e të cilit nuk kanë qenë në linjë me ato të task-forcës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirus, ka njoftuar për dorëheqjen e tij. Atlas ka informuar Trumpin për vendimin e dorëheqjes përmes një letre që ka postuar në rrjetin social, Twitter. “I nderuar që kam shërbyer për Donald Trumpin dhe amerikanët gjatë këtyre kohërave të vështira”, ka thënë ai në postim. Atlas, i cili nuk ka përvojë zyrtare në shëndetin publik apo për sëmundjet infektive, ka kaluar vetëm katër muaj duke këshilluar Trumpin. Ai është punësuar me kontratë të përkohshme, e cila skadon këtë javë. Skepticizmi i tij për izolimet afatgjata, mbylljet e shkollave dhe vendosjes së maskës për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit, kanë qenë në kundërshttim me qëndrimet e task-forcës së Shtëpisë së Bardhë. Anthony Fauci, ekspert për sëmundje infektive në Shtetet e Bashkuara, ka kritikuar informacionin që ka ofruar ai për Trumpin, duke e konsideruar si mashtrues dhe të pasaktë për pandeminë. Atlas, neuroradiolog, është raportuar të ketë ulur vazhdimisht rëndësinë e maskave, derisa Fauci dhe zyrtarë tjerë kanë bërë thirrje për vendosje të tyre. Ai po ashtu ka thënë se masat e izolimit kanë qenë “dështim total”, në ndaljen e përhapjes së virusit. Atlas ka nxitur reagime të ashpra kur ka dhënë intervistë për kanalin RT të Rusisë në muajin tetor. Ai ka kërkuar falje pse ka bërë një gjë të tillë më 1 nëntor, një ditë pas transmetimit të materialit, duke thënë se i vjen keq që ka lejuar veten të jetë pjesë e një gjëje të tillë.

Top News – Izraeli fshehu dëmet. Raketat iraniane i shkatërruan pesë baza ushtarake
05/07 20:45
Top News – SHBA shpëtoi Izraelin nga Irani. Ish analisti i CIA-Tel Avivi ishte në prag të kolapsit
05/07 19:45
Top News – Erdogan shpreson nga Trump. Porosia e Turqisë për F35, pezull prej vitesh
05/07 16:46
Top Channel/ Turqi, bie borë në fillim të korrikut: “Mes zjarreve”, mbulohen dy qytete!
05/07 14:39
Top News- 20 të vrarë nga sulmet izraelite/ Bombardime në një shkollë në Gaza, fëmijë mes viktimave
05/07 14:14
Top News – Shqiptari gjente shitësit. Greqi, roli i 41 vjeçarit në grupin e trafikut të armëve
05/07 13:53
Top News- Alarmi nga shërbimi sekreti gjerman/ ‘Rusia përdor armë kimike kundër Ukrainës’
05/07 13:47
Top News- Laboratori i kokainës në Greqi/ Pranga 3 shqiptarëve, ‘truri’ i rrjetit fshihet në Spanjë
05/07 13:00
Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00
Top News – Turqi-Izraeli, përplasja e pashmangshme/ Analiza e FT, dy vendet luftë për hegjemoni
04/07 21:00