Arsyeja e vetme se përse iranianët janë gjallë sot, tha Presidenti amerikan, Donald Trump, është që të negociojnë. Shefi i Shtëpisë së Bardhë i bëri këto komente gjatë një dalje për mediat nga Shtëpia e Bardhë, pas lajmit se ekipi Iranian i negociatorëve u braktisi bisedimet e paqes në Pakistan. “Iranianët me sa duket nuk e kuptojnë se nuk kanë asnjë rrugë tjetër përveçse të negociojnë. Arsyeja e vetme pse janë gjallë sot është që të negociojnë dhe jo të kërcënojnë botën me presione për të mbyllur rrugët detare ndërkombëtare”, tha ai.