Rezoluta Antikorrupsion riktheu kryeministrin Edi Rama në Kuvend, pas disa muajsh mungesë. Nisma e socialistëve për ngritjen e komisionit të posaçëm antikorrupsion shihet me skepticizëm nga opozita e cila i dha sinjalet e mosdakordësisë edhe në konferencën e kryetarëve.