Java Kulturore Ndërkombëtare e Azerbajxhanit çeli siparin në Tiranë. Gjatë një takimi me një delegacion të kryesuar nga zëvendësministri i Kulturës së Azerbaixhanit, Farid Jafarov, që mbërriti në Tiranë për këtë qëllim, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj tha se bashkëpunimi më i mirë mes vendeve është ai që bën bashkë njerëzit përmes artit kulturës dhe sportit.