Japonia ka paralajmëruar qytetarët e saj në Kinë të shtojnë masat paraprake të sigurisë dhe të shmangin vendet e mbushura me njerëz, mes një mosmarrëveshjeje që po thellohet mes dy ekonomive më të mëdha të Azisë mbi komentet e Kryeministres japoneze Sanae Takaichi mbi Tajvanin. Kjo është përplasja më serioze diplomatike në vite, mes dy vendeve dhe gjithcka nisi pasi kryeministrja e re i tha ligjvënësve japonezë këtë muaj se një sulm kinez ndaj Tajvanit që kërcënon mbijetesën e Japonisë mund të shkaktojë një përgjigje ushtarake. Këshilla e së martës drejtuar qytetarëve japonezë në Kinë, erdhi ndërsa një i dërguar i lartë japonez mbërriti në Pekin në një përpjekje për të ulur tensionet, megjithëse nuk duket në horizont ndonjë përparim i afërt. Ministria e jashtme e Kinës tha se kishte bërë presion në takim që Takaichi të tërhiqte komentet e saj, por zëdhënësi më i lartë i qeverisë japoneze sugjeroi se Tokio nuk ishte në humor ta bënte këtë, pasi deklaratat ishin në përputhje me pikëpamjen e saj të hershme.