Top News – Japonia ‘ndez’ mbrojtjen ajrore / Koreja e Veriut do testojë satelitin spiun të ushtrisë
29/05/2023 12:42

Japonia ka vendosur mbrojtjen e saj raketore në alarm të hënën dhe paralajmëroi se do të rrëzojë cdo kërcënim që i kanoset territorit të saj pasi Koreja e Veriut njoftoi vendin për lëshimin e një sateliti mes 31 majit dhe 11 qershorit. Koreja e veriut tha se ka përfunduar ndërtimin e satelitit të parë spiun, ushtarak, të saj, dhe lideri Kim Jong Un ka miratuar përgatitjet finale për lancimin. Analistët thanë se sateliti është pjesë e një programi të mbikqyrjes teknologjike, që përfshin dronë, dhe që synon të përmirësojë kapacitetet e koresë së veriut të armatosur me armë bërthamore, për të goditur shënjestra në rast lufte. “Ne do të marrim të gjitha masat e mundshme kundër raketave balistike dhe raketave të tjera që konfirmohen se do të ulen në territorin tonë”, tha ministria japoneze e mbrojtjes. Ministria shtoi se do të përdorte sistemin e saj Standard Missile-3 ose atë Patriot PAC-3 për të shkatërruar raketat e Koresë së veriut. Kryeministri japonez, Fumio Kishida i tha gazetarëve se cdo lëshim rakete nga koreja e veriut do të ishte një shkelje serioze e rezolutave të këshillit të sigurimit të kombeve të bashkuara dhe dënoi aktivitetin bërthamor dhe raketor të vendit. “Ne i kërkojmë me forcë Koresë së Veriut të heqë dorë nga lancimi”, tha zyra e tij në një postim në Tëitter duke shtuar se vendi do të bashkëpunonte me aleatët e saj, SHBA-në, Korenë e jugut dhe vende të tjera dhe do të bënte gjithcka që është e nevojshme për të mbledhur dhe analizuar informacione nga cdo testim. Edhe Koreja e Jugut iu bashkua Japonisë në thirrjen drejtuar Koresë së Veriut për të hequr dorë nga lëshimi i planifikuar i satelitit.

Top Channel/ Rutte: Nëse Kina sulmon Tajvanin, Xi do i kërkojë Putinit luftë ndaj NATO-s
06/07 22:56
Top News- Presidenti izraelit pret Netanyahun/ Kërkon marrëveshje me Palestinën, edhe me kosto
06/07 21:21
Top Channel/ Thellohet tragjedia në Teksas, 68 viktima nga përmbytjet, mes tyre 21 fëmijë
06/07 20:11
Top News – Thyejnë kockat për të dalë nga avioni / Pasagjerët në panik, alarm në bordin e Ryanair
06/07 15:32
Top News-A nis kështu Lufta e Tretë Botërore? Rutte parashikon sulme të njëkohëshme nga Kina e Rusia
06/07 15:31
Top Channel/ Dita e Ashuras/Muslimanët shia në gjithë botën vajtojnë vr*sjen e Imam Hysenit
06/07 15:05
Top Channel/ Tragjedi në Teksas / 50 të vd*kur nga përmbytjet, 27 vajza ende të zhdukura
06/07 14:37
Top News – Foshnjet ruse ‘flasin’ për gjeopolitikë / Indoktrinim në moshë të vogël, liderët me IA
06/07 14:31
Top News – Kievi sulmon Moskën, mbyllen aeroportet/ Goditen avionët e Putinit, 120 dronë gjatë natës
06/07 13:51
Top News – ‘Qielli u ngjyros me të kuqe’ / Banorët në arrati nga zjarret, panik në Francë
06/07 13:46
Top News – Dalai Lama mbush 90 vjeç / ‘Festë’ në Himalaje, mijëra njerëz në ceremoni
06/07 13:32
Top News – Hapet toka, ‘gëlltit’ dy kamionë / Gropë masive në mes të qytetit, nuk ka të lënduar
06/07 13:30
Top News – Izraeli, bisedime me Hamasin / Dërgon delegacion në Katar, kërkohet armëpushim
06/07 11:56
Top News – “Fundi” i Trumpit, vjen partia e re / Musk themelon “Partinë Amerikane”, sfidon sistemin
06/07 11:52
Top News – Rusia përgatit ofensivë të re / Synon verilindjen e Ukrainës, komandanti zbulon planin
06/07 11:52
Top News – Rrafshohet kampi, zhduken fëmijët / ‘Fatkeqësi natyrore’ në Teksas, të paktën 51 viktima
06/07 11:50
Top News – Ajatollahu ‘del nga bunkeri’ / Lideri suprem i Iranit, në publik për herë të parë
06/07 11:49
Top Channel/ “America Party” e Elon Musk/ Themelon partinë e tij pak javë pas sherrit me Trump
06/07 10:55
Top Channel/ Izraeli, bisedime me Hamas/Tel Avivi dërgon delegacion ne Doha, do flasin me ndërmjetës
06/07 10:50
Top Channel/ Dalai Lama feston 90-vjetorin/Lutje për paqe dhe përplasjeje me Kinën për pasardhësin
06/07 10:49