Një makinë funerali me trupin e ish kryeministrit të vrarë japonez, Shinzo Abe, mbërriti në Tokio, të shtunën, nga qyteti perëndimor japonez ku ai u qëllua në distancë të afërt në një tubim elektoral. Vrasja e politikanit të famshëm në japoni, tronditi vendin dhe botën, pavarësisht niveleve të ulëta të krimeve të dhunshme dhe ligjeve strikte për armët.