Kreu i kishës ortodokse autoqefale shqiptare, Anastas Jonullatos ka vizituar në ambientet e paraburgimit kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Ky është lajmi që publikohet nga mediat greke, të cilat thonë se vizita e kryepeshkopit ishte e papritur për Belerin, i cili është lënë me masën e sigurisë arrest me burg , nën akuzën e blerjes së votave për zgjedhjet vendore të 14 majit. Portali grek, Romfea shkruan se kur një anëtar i kishës përndiqet padrejtësisht, ky është cenim për të gjithë besimtarët e kishës.