Inside Story ka sjellë të gjithë dinamiknë e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja nga Elvi Shkambi në sallën e gjyqit. Dëshmitarët tregojnë se pas plumbave gjyqtari u rrëzua mbi tavolinë, ndërsa një dosje e bardhë u njollos me gjak. Autori nuk u mjaftua me kaq, por qëlloi sërish. Këtë herë drejt palës paditëse, babë e bir, Ervis dhe Rakip Kurtaj.