Turizmi i naftës sjell në Durrës “Perlën e zezë”, një nga jahtet më të mëdha dhe më të bukura në botë. Superjahti ka mbërritur në portin e Durrësit për të përfituar nga lehtësitë që ofron vendi ynë për furnizimin me karburant dhe hyrjen në kufi për shtetasit e huaj. “Perla e zezë” do të qëndrojë deri në mbrëmje në portin më të madh të vendit dhe pasi të ketë kryer shërbimet për të cilat ka mbërritur, furnizimin me naftë në ccmimin e bursës dhe ndërrimin e ekuipazhit, do të largohet për të vijuar lundrimin e saj.