Shkon në 4 numri i personave të arrestuar për skandalin me publikimin e pagave. Prokuroria e Tiranës ka arrestuar të paktën 4 të dyshuar për skandalin me listëpagesat e qytetarëve. Ata janë specialistët Eni Qirjako dhe Andi Agaraj, ndërsa dy të tjerët janë përmbarues privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.