Këtë të martë është ulur çmimi I naftës, benzinës dhe gazit në pikat e pakicës. Bordi i administrimit të karburanteve vendosi ulje me 4 lekë për litër të çmimit të naftës, ulje në çmimin e tregtimit të benzinës me 7 lekë për liter dhe një lekë më pak për gazin. Trendi rënës i çmimeve, i miratuar nga bordi i transparencës, reflektoi ndryshimet e shfaqura në tregjet ndërkombëtare.