Si pasojë e të shtënave, Erjon Çela 35 vjeç ka humbur jetën dhe janë plagosur shtetasit Arben Dani 46 vjeç, Azbi Selmani 19 vjeç, Blerim Çela, 28 vjeç dhe Edmond Crroj, 41 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip "Mercedes-Benz".