Kabineti i sigurisë i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka miratuar një zgjerim gradual të ofensivës kundër grupit militant palestinez Hamas në Gaza, raportoi të hënën transmetuesi publik izraelit Kan, duke cituar burime me njohuri për detajet. Ushtria izraelite ka filluar tashmë të lëshojë dhjetëra mijëra thirrjeje nën armë për forcat e saj rezervë, duke synuar të zgjerojë fushatën në Gaza, tha shefi i ushtrisë, gjenerallejtënant Eyal Zamir, në një deklaratë të dielën. Në një mesazh video të postuar në X të dielën, disa orë pasi një pjesë e një rakete të lëshuar nga Jemeni nga milicia Houthi e mbështetur nga Irani ra pranë portës kryesore të Izraelit, Aeroportit Ben Gurion, Netanyahu tha se po mblidhte kabinetin e sigurisë për të diskutuar "fazën tjetër" të luftës në Gaza.