Top News – Jemeni sulmon Izraelin / Raketa pranë aeroportit kryesor, pritet hakmarrja
04/05/2025 14:36

Një raketë e lëshuar nga Jemeni drejt Izraelit, të dielën, ra afër aeroportit Ben Gurion, aeroportit kryesor ndërkombëtar të Izraelit. Për shkak të sulmin, autoritetet ndaluan përkohësisht trafikun ajror. Ushtria izraelite tha se po heton lëshimin e predhës të ardhur nga Jemeni, që përfundoi në afërsi të aeroportit. Disa njerëz që ishin në aeroport, kanë publikuar video të filmuara me telefona celularë që tregojnë tym të zi në afërsi, prapa një avioni të parkuar dhe ndërtesave të aeroportit. Shërbimi i emergjencave në Izrael tha se nuk ka raportime për lëndime serioze. Një burrë dhe një grua kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë dërguar në spital, ndërkaq dy të tjerë janë trajtuar në vendngjarje. Autoritetet e aeroportit thanë se predha ra në një rrugë afër parkingut të Terminalit 3. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, kërcënoi se “kushdo që do të na godasë, do të goditet shtatë herë më fuqishëm”. Rebelët jemenas Huthi kanë sulmuar Izraelin me raketa dhe dronë dhe po ashtu kanë sulmuar anijet në Detin e Kuq, duke thënë se po veprojnë në solidaritet me palestinezët, për shkak të luftës në Gazë. Të shtunën, rebelët jemenas thanë se kanë kryer sulmin e tretë me raketa ndaj Izraelit në dy ditë. Shumica e raketave të lëshuara nga rebelët Huthi, që nga fillimi i luftës në Gaza, janë penguar nga mbrojtja ajrore izraelite. Rebelët pezulluan sulmet e tyre gjatë armëpushimit dymujor në Gaza. Por, në mars ata kërcënuan me rinisje të sulmeve për shkak të bllokadës së ndihmave humanitare në Gazë, të vendosur nga Izraeli.

Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë!’ Po vijnë dronë nga Rusia, NATO ngre avionët luftarakë
11/11 11:52
Top News – Arrestohet ushtari amerikan në Britani / Akuzohet se spiunonte për llogari të Rusisë
11/11 11:52
Top Channel/Ambasadori i SHBA në Kosovë, Trump nominon një ekspertë shëndetësie dhe teknologjie!
11/11 11:46
Top Channel/ Dështon mocioni kundër Hegseth, Trump: “Një patriot i madh u shpall i pafajshëm”!
11/11 11:29
Top Channel/ Bisedimet Ukrainë-Rusi, Zelensky rrëfen çfarë i thanë negociatorët e Moskës!
11/11 11:28
Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50