Top News/ Izraeli sulmon Rafahun, 18 viktima / Vriten 14 fëmijë në jug të Gazës, bomba gjatë natës
21/04/2024 23:00

Sulmet izraelite në Rafah, në jug të Gazës të kryera gjatë natës vranë 18 persona, përfshirë 14 fëmijë, thanë zyrtarët shëndetësorë më 21 prill. Izraeli kryen sulme ajrore në Rafah pothuajse në baza ditore. Në këtë vend gjenden mbi gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e Gazës, që është strehuar aty nga luftimet në pjesë të tjera të territorit. Izraeli po ashtu është zotuar se do të dërgojë trupa tokësore në këtë qytet, që gjendet në kufi me Egjiptin, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare, përfshirë nga Shtetet e Bashkuara, që të përmbahet nga një veprim i tillë. Në sulmin e parë të kryer gjatë natës, një burrë u vra së bashku me gruan dhe fëmijën e tyre tre vjeç. Gruaja ishte shtatzënë dhe mjekët e spitalit Kuvajti, që gjendet pranë, thanë se arritën të shpëtonin foshnjën. Sulmi i dytë vrau 13 fëmijë dhe dy gra, të gjithë nga familja e njëjtë, thanë autoritetet shëndetësore. Një ditë më herët, nga një sulm ajror në Rafah ishin vrarë nëntë persona, përfshirë gjashtë fëmijë. Lufta mes Izraelit dhe Hamasit deri më tani ka lënë të vrarë më shumë se 34.000 palestinezë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore. Konflikti, që tashmë është në muajin e shtatë, nisi pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Lufta në Gazë ka nxitur trazira në rajon, përderisa Irani javën e kaluar kreu sulmin e parë me dronë dhe raketa në tokën izraelite. Izraeli, ndërkaq, raportohet se u kundërpërgjigj gjatë kësaj jave me një sulm me dronë dhe raketa brenda Iranit.

Top Channel/ Rusia nuk pyet për negociata, 400 dronë mbi Ukrainë
18/02 00:29
Top News- Trump mbledh miliarda dollarë në Bordin e Paqes, merr zotimin e vendeve anëtare
17/02 23:00
Top News- SHBA kërkon përçarje në Evropë? BE e frikësuar pas fjalëve të ngrohta të Rubios për Orban
17/02 22:59
Top News- Rusia nxjerr marinën, gati për luftë me Evropën për të mbrojtur “flotën hije”
17/02 22:59
Top News- Franca në alarm të kuq, përmbytje të jashtëzakonshme nga stuhia
17/02 22:58
Top News- Nis boshatisja e kampit Al-Hol, strehonte mijëra xhihadistë. Mes tyre edhe shqiptarë
17/02 22:57
Top News – Anija ngrihet nga fundi i detit…I përket shekullit të 17, e zhytur nën ujë për 400 vite
17/02 17:13
Top News – Aeroplanmbajtëset e Trumpit në fund të detit / Irani mbyll ngushticën e Hormuzit
17/02 17:12
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët ushtarakë / Rusia, raketa pranë kufirit para bisedimeve
17/02 15:03
Top News – Skuadron F-16 mbron qiellin ukrainas / Pilotë amerikanë e holandezë me kontratë
17/02 14:39
Top Channel/ Nesër takimi i parë i Bordit të Paqes, Rama niset drejt Washington DC!
17/02 14:37
Top News – Ukraina rimerr territore nga Rusia / Ndihmohet nga SpaceX, forcon kunërsulmin
17/02 14:36
Top News – Përballë katastrofës demografike / Ukraina paguan që trupat të ngrijnë spermën e tyre
17/02 14:35
Top News – Vdes ‘luani’ i të drejtave civile / Jesse Jackson shuhet në moshën 84 vjeçare
17/02 14:30
Top News – Ethet e arit kaplojnë qytetin / Toka mbushet me gropa, njerëz ‘të armatosur’ me kazma
17/02 14:21
Top Channel/ Hillary Clinton, akuza administratës Trump:” Nxirrni dosjet e plota”!
17/02 12:15
Top News – Trump përfshihet vetë. Bisedimet me Iranin për programin bërthamor
17/02 12:10
Top News – Bisedime bërthamore me rrezik të lartë / Lufta te porta, SHBA dhe Irani ‘ulen’ në Gjenevë
17/02 12:09
Top Channel/Gjermania,“shuplakë”AfD-së? Përurohet xhamia e parë në bastionin e ekstremit të djathtë!
17/02 12:06
Top Channel/ Thaci, “gjyqi paralel” për pengim drejtësie: Ndërhynë te dëshmitarët e Prokurorisë!
17/02 12:06
DIGITALB DIGITALB